54 vjeçari humbi jetën në Ferizaj, Ramadani: Nuk mund të mjaftohemi me telegrame ngushëllimi

Prishtinë | 12 Tet 2026 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas vdekjes së një 54-vjeçari në vendin e punës në Ferizaj, duke kërkuar që institucionet të mos mjaftohen vetëm me telegrame ngushëllimi dhe deklarata.

Ramadani ka thënë se vdekja e burrit, i cili ishte nisur për të siguruar jetesën e familjes së tij, është një tjetër tragjedi që po e trondit vendin gjatë këtij viti.

Ai ka kritikuar reagimet që, sipas tij, nuk po shoqërohen me veprime konkrete institucionale.

“Nuk mundemi dhe nuk guxojmë më të mjaftohemi me telegrame ngushëllimi e deklarata boshe. Kjo situatë ka kaluar çdo limit të durimit njerëzor dhe institucional”, ka shkruar Ramadani.

Në fund të reagimit, deputeti i Aleancës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Të ngjashme