54-vjetori i UP-së, ndahen 70 mirënjohje për studentët e dalluar

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 12:46 | Nga Adelina Sefaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, 70 studentët më të dalluar janë nderuar me mirënjohje, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se arritjet e studentëve nuk janë personale por janë për të gjithë komunitetin. Ai ka vlerësuar lartë kontributin e profesorëve e studentëve në këtë rrugëtim 54 vjeçar.

“Një vend ku kanë lindur ëndrrat, arsimi është shumë më shumë sesa përvetësimi i njohurive, vlera e këtij rrugëtimi nuk qëndron vetëm në mësimet e nxjerra nga sallat por zbatimin këtyre mësimeve. Arritjet e juaja nuk janë arritje personale por janë arritje të të gjithë neve. Mbështetja e studentëve të universiteteve është mbështetja  e njerizimit. Ne sigurojmë qe trashëgimia e këtij universiteti do të shkoj përpara. Për gjate historisë sonë studiuese kanë qenë në lista te ngjashme që kanë transformuar boten. Lista e rektorit është më shumë se qëllimi i një nderimi, nëse ne vazhdojmë të mbrojmë kauzën e arsimit ne do te nderojmë Kosovën”, tha Rektori Qerimi.

E njëra ndër 70 studentet që u nderuan me mirënjohje, ishte Ernesa Shala. Ajo pati falënderime për të gjithë profesorët e UP-së.

“Dua te shpreh mirënjohjen time për Universitetin e Prishtinës dhe zhvillimin tim si një profesioniste. Emri jonë në këtë liste është një shenjë nderi. Ky reputacion ka një ndikim të madh në qasjen e praktikës, të bursave dhe universiteteve ndërkombëtare. Fatmirësisht mundi ynë u shpërblye dhe kemi korrur suksese me universitetin juridik, se bashku me universitet me prestigjioze ne bote”.

Të ngjashme