544 raste aktive me COVID në Kosovë

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Kosovë janë 544 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara edhe 34 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, ndërkaq nuk është shënuar ndonjë vdekje.

Janë shëruar edhe 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 61.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.

Deri më sot 821 mijë e 79 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 100 mijë e 577 të tjerë me doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme