Në 24-orët e fundit në Serbi janë regjistruar edhe 6 mijë e 842 raste të reja me Coronavirus, raporton Gazeta Express.
Gjatë së njëjtës periudhë janë shënuar edhe 37 raste të vdekjes, teksa në total numri i vdekjeve ka arritur në 1 mijë e 274 persona.
Deri më tani numri i të infektuarve me Covid-19 në Serbi ka shkuare në 133 mijë e 029 persona.
Duke u trajtuar në spital ndodhen 6,478 pacientë , nga të cilët 225 janë në aparate për frymëmarrje.