6 këshilla si të nisni biznesin tuaj

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 12:50 | Nga

Shumica prej jush të cilët po e lexoni këtë për momentin jeni duke punuar për dikë tjetër, duke ndihmuar dikë tjetër të ndërtojnë ëndërrën e tyre. Por ju me siguri keni një ëndërr e cila ju emocionon. Dhe nëse jeni si shumica e njerëzve, ju keni dy shqetësime të cilat po ju ndalojnë nga bërja e hapit të madh:

“Si do të zëvendësoj të ardhurat e mia?”

“Unë kam një ide për një biznes, por nuk kam ide se ku të filloj”!

Nuk jeni vetëm, dhe nuk keni pse të ndaloni më. Këtu janë gjashtë këshilla që të realizoni ëndrrën tuaj:

1) Mos pyesni për nevojat e tregut.

Në vend të kësaj, pyesni: “Çfarë mund të ofroj, diçka që më pëlqen ta bëj’’?

Dhe mos u dekurajoni nga ideja se ka shumë njerëz të cilët po bëjnë atë që ju dëshironi. Kjo do të ishte sikur të thoshit, ‘’Oh, Michael Jackson tashmë ka bërë pop. Askush nuk ka nevojë të shkruajë një këngë pop sërish’’. Shkruani këngën tuaj pop.

2) Në mënyrë të qartë identifikoni hapësirën që po e mbushni.

Produktet dhe shërbimet e ndryshme rezonojnë me llojet e ndryshme të njerëzve. Produktet dhe shërbimet e ngjajshme të prezantuara në një mënyrë tjetër ose tek një audiencë tjetër gjithashtu do të rezonojnë me llojet e ndryshme të njerëzve. Ndoshta ju jeni këshillues financiar. Çfarë e bën qasjen, përvojën ose procesin tuaj ndryshe?

Një gjë e cila tashmë ju bën ndryshe jeni ju!

Ndriçoni vlerat, qëllimin dhe përvojën në marketingun tuaj.

3) Krijoni një vizion të madh të asaj që dëshironi

Kini një vizion të qartë të:

Numrit të klientëve që do të tërhiqni;
Llojin e klientëve:
Si duket jeta juaj duke pasur një biznes duke bërë atë që dëshironi;
Si ndiheni;
Sa para po fitoni;
Si lidheni me klientët tuaj;
Çfarë bëni në kohën e lirë.
Fokusohuni në këtë vizion përderisa shkoni përpara.

4) Merrni vendimin se ku dëshironi të jeni.

Referojuni vizionit tuaj të madh. Imagjinoni veten tuaj atje. Ndjeni energjinë e asaj jete dhe biznesit ideal. Pyesni veten, ‘’Çfarë do të vendosja në të ardhmen’’?

Kur merrni vendime nga një mënyrë e të menduarit të suksesit dhe përmbushjes, ju në mënyrë të paevitueshme do të tërhiqni dhe do të krijoni sukses dhe përmbushje.

5) Punësoni dikë që të ju udhëzojë, hap pas hapi

Kërkoni dikë i cili tashmë ka arritur një jetë dhe një biznes të ngjashëm me atë që shihni në vizionin tuaj të madh. Ata mund të ju ndihmojnë të vendosni qëllimet tuaja afat shkurtër dhe afat gjatë, dhe të planifikoni hapa praktikë që t’i arrini ato.

Sigurohuni që personi që e punësoni me të vërtetë rezonon me ju. Mund të ketë mënyra të ndryshme për të arritur atë që dëshironi. Vetëm sepse një rrugë e veçantë ka funksionuar për një person, nuk do të thotë se është e duhura për ju. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Besoni instiktit tuaj.

6) Ndërtoni ëndrrën tuaj në një ritëm të duhur

Kur ndiheni se keni klientë të mjaftueshëm, dhe financat e nevojshme për raste urgjente, ju do t’a dini se jeni të gatshëm për të bërë atë hap final të punës tuaj.

‘’Koha e vetme e duhur’’ për t’a bërë këtë është ajo kohë e cila ju duket e duhura.

E di se sa e frikshme është të bëni hapin nga puna juaj dhe të krijoni biznesin tuaj. Unë gjithashtu e di se sa përmbushëse është të kaloni çdo ditë duke bërë diçka që dëshironi. Nëse me të vërtetë dëshironi të ndryshoni jetën tuaj, ju mundeni. Dhe ju premtoj, ia vlen!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme