Anatole France (1844 – 1924) ishte shkrimtar francez, anëtar i Akademisë franceze, një nga penat më të fuqishme letrare të fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX.
Ai është autor i “Krimi i Silvestër Bonarit”, “Ishulli i pinguinëve”, “Histori bashkëkohore”, vlerësuar me çmimin Nobel për letërsinë në vitin 1921.
Ekonomia Online ka përmbledhur 60 aforizmat më të spikatura të tij:
- Më shumë se çdo gjë më tremb budallai që përpiqet të bëjë biseda inteligjente.
- Të urtët nuk janë kureshtarë.
- Toka është si femra: nuk do që të jemi as të ndrojtur e as të dhunshëm me të.
- Një femër është e sinqertë, kur nuk thotë gënjeshtra të panevojshme.
- Shteti është si trupi njerëzor: jo të gjitha organet e tij janë fisnike.
- Poezia duhet të jetë shpërthimi natyror i shpirtit tonë.
- E mira publike përbëhet nga një numër i madh të këqijash private.
- Nëse pesëdhjetë milion njerëz mbështesin një marrëzi, ajo njësoj mbetet një marrëzi.
- Të qeverisësh do të thotë të krijosh pakënaqësi.
- Pa iluzione, njerëzimi do të vdiste prej mërzisë e dëshpërimit.
- Femrat nuk e vendosin me dashje, mbi gjoksin e tyre delikat, grathoren e një dashurie të vërtetë.
- Është pothuajse e pamundur të shpallet një ligj që t’i përputhet qëllimit të ligjvënësit.
- Njeriu, ndonëse nuk di se ç’të bëjë me këtë jetë, do edhe një tjetër që t’i zgjasë përgjithmonë.
- Zoti i vërtetë është në zemrën e të diturit.
- Njeriu nuk beson atë që është realitet, por atë që ai dëshiron të jetë.
- Të mos humbim asgjë nga e shkuara. Vetëm me të shkuarën ndërtohet e ardhmja.
- Mësohet vetëm përmes argëtimit.
- Dëshirat, edhe ato më të pafajshmet, kanë këtë të keqe, që na nënshtrojnë ndaj të tjerëve dhe na kthejnë në skllevër.
- Thjeshtësia është gjë e rrallë mes mendjendriturve, dhe akoma më e rrallë mes injorantëve.
- Ndrojtja u jep femrave një nur të parezistueshëm.
- E ardhmja fshihet pas hijeve të njerëzve që e bëjnë të ndodhë.
- Ndëshkimi për krimin e kryer është fakti që e ke kryer. Dënimi që cakton ligji është i padobishëm.
- Pa ironinë, bota do të ishte si një pyll pa zogj.
- Arti i mësimdhënies është vetëm arti i zgjimit të kureshtjes natyrore që kanë mendjet e reja.
- Artisti duhet ta dojë jetën e të na tregojë se është e bukur: pa të nuk do të ishim dhe aq të sigurt.
- Krishterimi ka bërë shumë për dashurinë, duke e kthyer në mëkat.
- Opinioni publik, për shumë njerëz është një arsye për të mos pasur mendime personale.
- Aftësia e dyshimit është e rrallë mes njerëzish: vetëm një numër shumë i kufizuar intelektesh mbart me vete mugujt, të cilët nuk zhvillohen pa kulturë.
- Kur diçka është thënë, dhe është thënë mirë, mos e vrit mendjen: merr e kopjoje.
- Nëse di të vuash, vuan më pak.
- Ka ilaçe që i bëjnë femrat të flasin, por nuk ka asnjë që t’i bëjë të heshtin.
- Popujt që nuk kanë as tregti e as industri nuk janë të detyruar të luftojnë, ndërsa për një popull të zhvilluar, një politikë pushtimesh është e domosdoshme.
- Të mbahesh si njeri pa paragjykime është në vetvete një paragjykim i madh.
- Fatkeqësia është mësuesja dhe mikja jonë më e mirë. Është ajo që na e shpjegon kuptimin e jetës.
- E shkuara është i vetmi realitet njerëzor. Gjithçka është, është e shkuar.
- Është në natyrën e njeriut: të mendojë me arsye e të veprojë marrëzisht.
- Lexuesi nuk i do surprizat: në një histori kërkon vetëm budallallëqet që njeh.
- Mëshirën e të pasurit ndaj të varfrit e konsideroj fyese dhe të kundërt ndaj vëllazërisë së vërtetë njerëzore.
- Në të vërtetë, pasioni është një shkretëtirë e thatë.
- Meshkujt vendosin pafundësinë brenda dashurisë: femrat nuk e bëjnë këtë gabim.
- Njerëzit e ndikuar nga një fe dosido nuk kanë asgjë më urgjente se të shfarosin këdo që e mendon ndryshe, sidomos nëse dallimet janë minimale.
- Ideja e një drejtësie të drejtë nuk mund të mbinte gjetiu përveçse në kokën e një anarkisti.
- Ai që e kundërshton veten ka më shumë mundësi se dikush tjetër që të thotë ndonjëherë të vërtetën.
- Nuk mund të jepet gjë më e çmuar se shpresa.
- Mendimi i të tjerëve nuk vlen as flijimin e vetëm njërës nga dëshirat tona.
- Për të arritur gjëra të mëdha, nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë; jo vetëm të projektojmë, por edhe të besojmë.
- Nëse bukuria është një hije, dëshira është një vetëtimë.
- Rastësia është ndoshta pseudonimi i Zotit, kur ai nuk dëshiron të vërë firmën.
- Drejtësia është të sanksionosh padrejtësinë ekzistuese.
- Fjalori është universi i renditur sipas alfabetit, është libri i përkryer; të gjithë librat e tjerë gjenden brenda tij, mjafton veç t’i nxjerrësh.
- Librat që të gjithë admirojnë janë ata që askush nuk i lexon.
- Pronësia ka për origjinë vetëm forcën: ajo lind e ruhet me forcë, dhe nuk tjetërsohet përveçse me ndonjë force më të madhe.
- U bëjmë vërejtje njerëzve që flasin për vete, por ai është argumenti që zotërojnë më mirë.
- Njeriu nuk është kurrë i lumtur përveçse për shkak të ndonjë grimce injorancë.
- Edhe vetëm një varg i bukur e ka përmirësuar jetën njerëzore më shumë se të gjitha kryeveprat e teknologjisë.
- Në aftësinë për të gënjyer vetveten dallohet madhësia e talentit.
- Lëmosha turpëron si atë që merr, si atë që jep.
- Nuk ekzistojnë njerëzit e dëlirë, ka vetëm të flashkët, hipokritë, maniakë dhe të çmendur.
- Virtyti i parë i njerëzve të fisëm është sinqeriteti. Ata e kanë çrrënjosur hipokrizinë nga zemrat e tyre.
- Barazia e ligjit u ndalon të pasurve ashtu si të varfërve, të flenë nën ura, të lypin dhe të vjedhin ushqim.