Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 60 aktakuza kundër 71 personave.
Poashtu gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 14 persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tre kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar.
Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza, kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar, si dhe, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.
Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit është paraqitur një (1) kërkesë për
bastisje, në komunën e Prizrenit, me ç’rast nga kjo bastisje janë sekuestruar:
Po ashtu, janë paraqitur edhe dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Njëra kërkesë
është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, për sekuestrim të përkohshëm të:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, është gjetur një trup i pajetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi”, si dhe për të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Me rastin e ndalimit të tyre është kryer bastisje në disa lokacione. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti (VW-kombi), çelësin e automjetit dhe një sasi të masës drusore.
Gjithashtu, në Pejë një person është gjetur pa shenja jete në bazën e KFOR-it Italian, me ç’rast prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave të pandehur.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.