637 të vdekur në 24 orët e fundit në Spanjë, totali shkon mbi 12 mijë

Prishtinë | 06 Pri 2020 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Spanja ka raportuar për 637 vdekje në 24 orët e fundit dhe me këtë, raporton Marca të hënën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, në Spanjë gjithsej janë regjistruar 12.418 vdekje si pasojë e Coronavirusit dhe 130 759 të infektuar.

Gati 60 mijë pacientë janë të hospitalizuar, gati 40 mijë janë shëruar dhe të tjerët janë në vetizolim nëpër shtëpi.

Spanja është vendi i dytë më i goditur për nga vdekjet, pas Italisë dhe i dyti për nga infeksionet pas ShBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme