8 vjet burg për “Kasapin Vulgar”

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 12:51 | Nga

Në Kinë është dënuar aktivisti i njohur i të drejtave të njeriut, Wu Gan, me tetë vjet burg, lidhur me akuza për përmbysjen e autoritetit shtetëror.

Një gjykatë në qytetin verior, Tianjin, e ka dënuar sot këtë aktivist, i cili është tallur dhe u ka bërë presion zyrtarëve kinezë në Internet, me emrin, Kasapi Ultra Vulgar.

Ky është dënimi më i rëndë në vargun e vendimeve gjyqësore, në kuadër të goditjes kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kinë.

Avokati i të dënuarit Wu tha se mbrojtja do të paraqes ankesë ndaj këtij vendimi.

Në një postim në Internet, Wu Gan kishte paraqitur portrete, ndërsa mbante thika për të cilat tha se do t’i përdorë për “t’i therë derrat” në mesin e zyrtarëve lokalë, të cilët kanë bërë gabime.

Duke u fokusuar në rastet individuale, e jo në kundërshtimin e politikës së Partisë Komuniste në nivelin kombëtar, Wu Gan ka shkaktuaar probleme më të mëdha për zyrtarët lokalë se sa për ata qendror në Pekin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme