81 përqind e serbëve janë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:22 | Nga

Në Beograd së fundmi është bërë një sondazh se sa prej qytetarëve serbë do ta pranonin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky hulumtim siç shkruan TvMost, është kryer nga Ninamedia dhe Instituti i Jashtëm Evropian, që ka nxjerr si rezultat se 81 përqind e qytetarëve atje janë kundër pavarësisë së Kosovës, qoftë edhe si kusht për pranim të Serbisë në BE.

45 përqind e tyre besojnë se Serbia nuk e ka humbur Kosovën dhe janë vetëm dy përqind që mendojnë të kundërtën, derisa 55 përqind e qytetarëve besojnë se Kosova nuk do të pranohet as nga qeveria e tanishme as ato që do të vijnë në të ardhmen.

Pjesëmarrësit në sondazh janë përgjigjur për tema të rëndësishme – si humbja e Kosovës, dialogu i brendshëm, ndarja e Kosovës, njohja e pavarësisë së saj dhe rikthimi i serbëve në institucione.

Në hulumtimin që është kryer nga 16 deri më 20 mars, kanë marrë pjesë një mijë e 203 veta.

Për 30 përqind të personave mbi moshën 60 vjeçare, Serbia e ka humbur Kosovën kurse ndër të rinj 50 përqind besojnë se Kosova nuk është humbur.

Më tej ka dalë që 56 përqind e serbëve e duan ndarjen e Kosovës, karshi 30 përqindëshit tjetër që ka thënë se është kundër kësaj. Dhe në fund 3.4 përqind e serbëve kanë treguar se kanë marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën, karshi 94 përqind që janë përgjigjur me, jo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme