Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 812.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,123 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.