812 studente që studiojnë STEM kanë përfituar mbështetje financiare

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve në Thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 1315 studente, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për secilën.

Për përfitim të mbështetjes financiare, kanë pasur mundësi të aplikojnë të gjitha vajzat/gratë që studiojnë në programet STEM dhe janë të regjistruara në vitet akademike 2019/20, 2020/21, 2021/2022.

Për të mundësuar transferimin e mjeteve financiare, MAShTI fton përfitueset e kësaj Thirrje që të plotësojnë të dhënat e tyre në afat kohor prej 7 ditësh.

Të ngjashme