Përdorimi i tepërt i vajit të palmës shkaktar për sëmundjen e sheqerit

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 15:42 | Nga

Një ndër temat që është diskutuar ditëve të fundit është vaji i palmës, për të cilin ka reaguar Shoqata e Qumështarëve të Kosovës, e cila ka ngritur kallëzim penal, kundrejt AUV-it për mospunë dhe kundrejt atyre kompanive që janë duke përdorur vajin e palmës në produktet e tyre.

 

Ndërsa në anën tjetër Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka deklaruar se produktet të cilat janë të përbëra nga qumështi dhe kanë të zëvendësuar yndyrën shtazore me atë bimore duke e përfshirë edhe vajin e palmës, nuk janë ilegale përderisa deklarohet në etiketë përbërja e produktit dhe produkti si i tillë nuk emërtohet si “ qumësht” ose “djathë” me ç’rast do të konsiderohej si hutim i konsumatorit.

Ndërkaq, autoritetit Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), konstaton se vaji i palmës është i rrezikshëm e veçanërisht tek moshat e reja. Në një eksperiment të realizuar në kafshë, nga ky autoritet del se ky vaj i shkatërron veshkët, ADN-në dhe shkakton kancer.

EFSA

Në vitin 2016, EFSA ka vlerësuar rreziqet për shëndetin publik të tre ndotësve që gjenden në perime, vajra dhe ushqime të përpunuara: esteret e acidit yndyror glicidili (GE), 3-monokloropropanediol (3 MCPD), 2- monokloropropanediol (2-MCPD) dhe esteret e tyre të acidit yndyror.

Substancat formohen kryesisht kur të rafinohen në vajra vegjetale në temperaturë të lartë mbi 200 gradë Celcius për të hequr aroma e tyre natyrore, duke i bërë ato të përdorshme si përbërës të ushqimit.

Glycidol (GE- apo vajra bimor, që hyn edhe i palmës) është edhe gjenotoksike dhe kancerogje, që do të thotë se me kalimin e kohës ajo mund të dëmtojë ADN-në dhe mund të shkaktojë kancer. Ekspozimi ndaj 3-MCPD ka shkaktuar dëme në veshkat e kafshëve gjatë testeve që janë bërë.Prania e GE, 3-MCPD dhe esteret 3-MCPD që gjenden në ushqim tregon se shëndeti i të rinjve por edhe të gjitha grupmoshave është në rrezik të lartë.

Lidhur me këtë temë portali bujqësia.org bisedoi Dr. Sci Agron M. Rexhepi, mjek dhe nutricistë sportiv, i cili u shpreh: “Vaji i palmës përmban mbi 50% vajra të pangopura, një sasi të madhe të karotenoideve dhe të vitaminës E. Është vaj i qëndrueshëm në fërgesa, por nëse përdorët në sasi të tepërt dhe të shpeshtë (p.sh çdo ditë apo disa herë brenda ditës) mund të jetë i dëmshëm për shëndet.”

Agron-Rexhepi-1-1

Hulumtimet e shumta kanë vërtetuar se përdorimi i tepërt i këtij vaji dëmton qelizat beta të ishujve të Langerhansit që ndodhen në pankreas (këto qeliza prodhojnë hormonin insulin) dhe si pasojë vjen deri të zvogëlimi i prodhimit dhe i sekretimit të insulines – si pasojë mund të shkaktohet sëmundja e sheqeri,” deklaroi Rexhepi.

Ai po ashtu theksoi se përdorimi i tepërt i këtij vaji mund të shkakton edhe dëme tjera kardiovaskulare (në arterie dhe në zemër).

Nga të dhënat e Doganës së Kosovës, për vitin 2016 janë importuar mbi 1.8 milionë kilogramë vaj palme. Më së shumti është importuar nga Malajzia prej 952 mijë kilogramëm, ndërsa nga Sri Lanka janë importuar vetëm 900 kilogramë vaj palme.

dogana

Po ashtu sipas disa të dhënave Afrika dhe Azia janë përdoruesit më të mëdhenj të këtij vaji sepse prodhohet në vetë këto kontinente. Mirëpo, përodrues të mëdhenj janë edhe SHBA-të, Kanadaja dhe Evropa të cilat përdorin në përmasa të konsideruara./bujqesia.org/

 

Të ngjashme