Ancelotti: Luajtë futboll fantastik, por kemi dhe ndeshjen e kthimit

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 23:44 | Nga

Trajneri i Bayernit të Munichut, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur pas fitore ndaj Arsenalit, me rezultat 5:1, në Champions League.

“Kemi luajtur futboll fantastik. Rezultati është i rëndësishëm, por ne kemi edhe ndeshjen e kthimit në Londër”.

“Edhe atje ne duam ta shfaqim pasionin tonë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Ishte ndeshje e vështirë në pjesën e parë, ata luanin me kundërsulme dhe na krijuan probleme. Por, në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë dhe kontrolluam në përgjithësi ndeshjen dhe për këtë edhe morëm këtë rezultat”, tha Ancelotti.

“Ky rezultat na jep besim për ndeshjen kthyese. Shpresojmë që të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve, natyrisht nëse vazhdojmë me këso paraqitje”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme