96 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 31 tetor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e gjashtë (96) aktakuza kundër njëqind e nëntë (109) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe si dhe ka sekuestruar: Një veturë WV Picup; një motor sharrë e markës HUSQVARNA; çelësat e automjetit, dhe masës drusore e llojit Ahu.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Është gjetur një trup i pajetë në Gllogoc. Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresë për obduksion për dërgimin e trupit të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave
për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katërmbëdhjetë (14) aktakuza ndaj katërmbëdhjetë (14) personave, si dhe ka sekuestruar: Një veturë ËV Picup; një motor sharrë e markës HUSQVARNA; çelësat e automjetit, dh masës drusore e llojit Ahu.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, dy (2) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj katër (4) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme