Kryetari i deritanishëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pranuar humbjen në balotazh duke e uruar kandidatin Alban Hyseni.
Haziri në një konferencë për media tha se Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Gjilanit.
“Z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.