Shkarkohet drejtori i Spitalit të Gjakovës, në vend të tij mjeku që e sakatoi pacientën 65 vjeçare

| 11 Dhj 2021 | 15:06 | Nga

Është shkarkuar nga pozita e ud. drejtorit të Spitalit të Gjakovës Hilmi Shala.

Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka shkarkuar Hilmi Shalën nga pozita e ud. drejtorit të Spitalit të Gjakovës, raporton Ekonomia Online.

Në vend të Shalës është emëruar Ardian Jusufi. Ky i fundit është specialist i urologjisë, si dhe poashtu është një nga aksionarët e spitalit privat MIM në Gjakovë.

Jusufi është emër I njohur për Inspektoriatin e Shëndetësisë, të cilët e kishin gjobitur Spitalin e tij në vlerë prej 7 mijë euro, pasi që Jusufi kishte angazhuar pa licencë tre mjekë të huaj si specialistë të Urologjisë.

Kurse Ardian Jusufi ishte dënuar me 2 mijë euro gjobë, pasi që ka referuar pacientë për në Spitalin e tij privat.  

Emërimi i Jusufit në këtë pozitë do të mbetet në fuqi deri në shpalljen e konkursit nga SHSKUK.

Të ngjashme