Asamblisti më i votuar në Rahovec, zgjidhet shef i Kabinetit të kryetarit Latifi

| 05 Jan 2022 | 11:46 | Nga

Asamblisti më i votuar në Komunën e Rahovecit, Ali Morina nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është emëruar shef i Kabinetit në Komunën e Rahovecit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Morina përmes një postimi në Facebook, raporton Ekonomia Online.

“Kam kënaqësinë të ju informoj se sot me vendim të Kryetarit Smajl Latifi jam emëruar në pozicionin e Shefit të Kabinetit në Komunën e Rahovecit. I jam shumë mirënjohës Kryetarit Smajl Latifi për besimin e dhënë. Për mua është nder, privilegj dhe krenari që me përgatitjen time profesionale t’i shërbej Komunës së Rahovecit  dhe të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Morina.

Të ngjashme