149 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

| 15 Shk 2022 | 09:17 | Nga

149 pacientë po trajtohen në klinikat Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, ku prej tyre 141 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, 7 të negativ dhe 1 i pakonfirmuar, raporton Ekonomia Online.

101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv 13 pacientë.

Komunikata e plotë:

149 pacientë po trajtohen nga Covid-19

Sipas raporteve të datës 15 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 149 pacientë. Prej tyre 141 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 7 të negativizuar dhe 1 i pakonfirmuar.

101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv 13 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 54 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 15 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Të ngjashme