Ish-presidenti i Estonisë e quan Serbinë “mini-Rusi”, kërkon t’i anulohet statusi i kandidatit për në BE

| 07 Mar 2022 | 13:32 | Nga

Ish presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves, ka kërkuar që Serbisë t’i anulohet statusi i kandidatit për në BE, pasi ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Ilvesi e ka quajtur Serbinë “mini-Rusi, e cila nuk është penduar për krimet e luftës”.

“Është koha që Serbisë t’i anulohet statusi kandidat. Evropa ka qenë duke iu përmbajtur për shumë kohë kësaj mini-Rusie, të papenduar, kriminele lufte dhe gjenocidale”, shkroi ai në Twitter.

Ilvesi ka qenë president i Estonisë nga vitit 2006 deri në vitin 2016.

Të ngjashme