Shtatë të vdekur dhe 124 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

| 07 Mar 2022 | 17:07 | Nga

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, shtatë persona kanë vdekur, si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe, janë konfirmuar edhe 124 raste të reja, nga 1 mijë e 236 testime, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 543 persona nga koronavirusi.

Ndryshe, aktualisht në Maqedoninë e Veriut, janë 2 mijë e 445 raste aktive.

Të ngjashme