Policia jep detaje për zjarrin në Fushë Kosovë

| 01 Pri 2022 | 13:11 | Nga

Një objekt është kapluar nga zjarri në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, duke shkaktuar tym të madh.

Sipas Policisë së Kosovës, nga ky incident nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Brorovci, ka dhënë detaje për rastin e zjarrit.

“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një  objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit.  Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme