Zyba aludon se Haradinaj kishte plan për gjakderdhje natën e 6 tetorit, kërkon veprimin e Prokurorisë

Prishtinë | 15 Tet 2026 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka kërkuar veprimin e Prokurorisë pas një deklarate të mbrëmshme nga Daut Haradinaj nga Aleanca, i cili tha se do të kishte gjakderdhje sikur të mos miratoheshib ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale mbrëmjen e 6 tetorit.

Zyba pyet nëse ky rrëfim ishte plan i Haradinajt.

“Dauti paska folë kogja qartë, tash është koha e Prokurorisë të gjitha këto informacione që ky i paska pasur dhe ditur t’i trajtojë. Dhe rrëfimi kaq i detajizuar a del të jetë plan i tij apo si?”, shkroi deputeti në një postim në Facebook, duke cituar Haradinajn.

Të ngjashme