Policia në kufi sekuestron barna stimuluese “kamagra”

| 08 Pri 2022 | 14:51 | Nga

Policia e Kosovës sot në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Në mesin e plot artikujve të sekuestruar, Policia e Kosovës sekuestroi edhe barna stimuluese “kamagra”.

“Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e  mallrave të ndryshme komerciale  si pjesë makinash,  gjera ushqimore (lajthi), barna  stimuluese “kamagra”, njoftoi PK-ja.

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/lajthi-barna-stimuluese-e-pjese-makinash-produktet-qe-tentuan-ti-kontrabandonin-me-kamionin-qe-u-ndalua-ne-viti/

Të ngjashme