Gjykata merr vendim për biznesmenin nga Malisheva dhe tri vajzat e dyshuara për prostitucion

| 08 Pri 2022 | 15:30 | Nga

Gjykata Themelore në  Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm ka marrë vendim për kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit Kushtrim Krasniqi dhe tri vajzave të dyshuara për “mundim apo detyrim në prostitucion”.

Sinjali ka mësuar se gjykata ka marrë vendim që të aprovojë kërkesën e Prokurorisë dhe katër të dyshuarve t’ua caktojë nga një muaj paraburgim.

Biznesmeni Kushtrim Krasniqi bashkë me tri vajza të reja u prangosën para tri ditësh nga Policia e Kosovës pasi dyshohen se për gati shtatë muaj i mundësuan dhe e detyruan një të mitur për prostitucion, shkruan Gazeta Sinjali. Pas arrestimit të katër të dyshuarve, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku është gjetur drogë, armë e municion.

Më 5 prill, Policia e Kosovës njoftoi se Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas një hetimi intensiv, kanë kontrolluar dy banesa në Prishtinë dhe kanë arritur të arrestojnë katër të dyshuar, Krasniqin dhe tri vajza, dy të moshës 20-vjeçare dhe tjetra 22-vjeçare.

Të ngjashme