Një burrë u fut në veturë nga persona të panjohur dhe u rrah

Young Man Kidnapped for Ransome Laying Tied in Car Trunk With Bag on His Head
| 10 Pri 2022 | 08:58 | Nga

Një burrë nga Drenasi është rrahur pasi është futur në veturë nga persona të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se personit i është ofruar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Të ngjashme