Zjarr në një hekurishte afër Ferizajt

| 13 Kor 2022 | 15:00 | Nga

Një zjarr ka shpërthyer në një hekurishte në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky rast.

Kështu tha për Klankosova.tv Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zjarrfikësit e Ferizajt.

“Sot , rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘’Mbrojtja e Ambientit’’ është një zjarr. Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit e Ferizajt. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë!” – tha Veseli.

Të ngjashme