Ministrja e Arsimit, Arblrie Nagvci, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur dialog me sindikata, por që sipas saj nuk ka pasur rezultate, raporton Ekonomia Online.
Në emër të Qeverisë, e para e Arsimit u shpreh se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim dhe kjo ka bërë që nga dita e parë të punojnë me përkushtim që arsimin ta nxjerrin nga kjo gjendje.
Ajo ka thënë se me projektligjin për paga kategoritë e arsimit janë trajtuar dinjitetshëm.
“Po punojmë në shumë segmente për ta përmirësuar sistemin. Sot gjendemi përballë një situate të pakëndshme dhe të papranueshme. Ka disa jave që nxënësit nuk po e përjetojnë të drejtën për mësim. Kjo për shkak të agjendave aspak të drejta. Dialogu nuk ka munguar asnjëherë me dhjetëra takime të mbajtura e me diskutime te gjata me SBASHK-un për t’i adresuar problemet”, u shpreh ajo.
“Trajtim të barabartë mes mësuesve klasor me mësimdhënësit e arsimit të mesëm. Nga sot është në konsultim publik projektligji, por fatkeqësisht deri më sot asnjë koment e përgjigje për projektligjin për paga”, ka thënë ajo.