Me moton “Blloko urrejtjen. Fal dashni!”, mbyllet fushata ndërgjegjësuese kundër diskriminimit e urrejtjes

| 09 Tet 2022 | 11:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

U mbajt aktiviteti përmbyllës i fushatës së përbashkët ndërgjegjësuese të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, me sloganin “Blloko urrejtjen. Fal dashni!”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aktivitet të rinjtë dhe pjesëtarë të shoqatës “Handikos” u takuan me përfaqësues të BE-së dhe Këshillit të Evropës në Prishtinë, Ambasadorë kundër gjuhës së urrejtjes, si dhe me ambasadorë të rinj evropianë të cilët ndanë disa nga rezultatet dhe arritjet kryesore të kësaj kampanje si dhe u përçuan mesazhe të dashurisë, barazisë dhe solidaritetit.

Tankut Soykan, zv. Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se përmes kësaj kampanje e përmes artit e sportit kanë synuar ndërgjegjësimin kundër diskriminimit.

“Përmes kësaj kampanje synojmë t’i eliminojmë format e diskriminimit, si ato etnike, fetare etj. Është obligim i yni të eliminojmë gjuhen e urrejtjes, sepse ajo gjuhë godet shtyllat e demokracisë. Mendoj se komunat luajnë një rol të rëndësishmesh për ofrimin e kushteve dhe infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar. Jemi munduar të shkrijmë artin dhe sportin dhe përmes këtyre të luftojmë diskriminimin” tha Soykan.

Shef i Seksionit për Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Johannes Stenbaek Madsen, u shpreh se BE-ja dëshiron që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe sipas tij Kosova e ka dëshmuar se duhet të jetë pjesë e BE-së.

“Unë erdha në Kosovë me familjen time dhe jam i mahnitur me ndryshimet që janë bërë, prandaj dua të jap komplimentet e mia për zhvillimin e Kosovës që keni bërë në këto 17 vitet e fundit. Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian , me atë që kam parë Kosova e ka dëshmuar se duhet të jetë pjesë e BE-së. Jeni të lirë të shpreheni mendimet e juaja përderisa nuk shkelni të drejtat e tjerëve”.

Donjeta Sahatçiu, Nënkryetare e Komunës së Prishtinës tha se ky aktivitet u organizua një ditë para ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, duke shtuar se kjo kampanjë ngritë vetëdijen qe çdo fjalë e keqe e thënë prej dikujt ndikon në shëndetin mendor të tjetrit.

“Nesër është dita ndërkombëtare e shëndetit mendor dhe po gëzohem shumë që kjo kampanjë po organizohet një ditë para kësaj dite dhe rëndësinë që e ka në mënyrë që të ngritët vetëdija qe çdo fjalë e keqe e thënë prej dikujt ndikon në shëndetin mendor të tjetrit dhe kampanja “Blloko urrejtjen. Fal dashni!” ka një rëndësi tepër të veçanta sepse mesazhi është shumë i qartë” tha Sahatçiu.

Në anën tjetër, Afrim Maliqi, Drejtor i HandiKos-it u shprehë se në Kosovë gjendja e personave me aftësi të kufizuar mbetët e vështirë dhe me sfida të shumta të cilat i pengojnë këtë kategori të shoqërisë që të jenë të barabartë me të tjerët.

“Megjithëse këto vite kane kaluara, Prishtina dhe Kosova janë ndërtuar dhe po ndërtohen, mirëpo gjendja e personave me aftësi të kufizuar ende mbetët e vështirë dhe ka sfida të shumta të cilat i pengojnë personat me aftësi të kufizuar që të jenë të barabartë me të tjerët. Duke filluar nga infrastruktura megjithëse ka lëvizje por ato ende nuk janë arritur sa duhet” tha ai.

Fushata lokale “Blloko urrejtjen. Fal dashni!” u zbatua gjatë vitit të kaluar, me qëllim të luftimit të formave të ndryshme të gjuhës së urrejtjes që synojnë komunitete dhe individë të veçantë në shoqërinë e gjerë.

Fushata u mbështet nga figura të shquara publike, institucione dhe aktivistë, me qëllim të promovimit të diversitetit dhe barazisë, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel rajonal, përmes tregimeve personale, dëshmive dhe shkëmbimit të praktikave të mira.

Fushata mbështetet nga projekti “Promovimi i diversitetit dhe barazisë” i zbatuar në kuadrin e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Lehtësia Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.


Të ngjashme