Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirena në Mitrovicën e veriut

| 10 Dhj 2022 | 15:16 | Nga

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë.

Të ngjashme