Hoti: Vendimet e Qeverisë në dy vitet e kaluara janë tipike të sistemeve komuniste

| 08 Maj 2023 | 21:55 | Nga

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.

Sipas Hotit, vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste

Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar. Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi”.

“Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:ulja e pagave, ligji për çmimet maksimale, vendimi për caktimin e marzhave të fitimit, tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike, marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë”, shkroi Hoti.

Teksa theksoi se këto janë të gjitha veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.

Të ngjashme