“Mbyllja” e Kurtit e Vuçiqit deri në marrëveshje, Zyra e Borell flet për idenë e Ramës

| 07 Kor 2023 | 12:09 | Nga

Kryeministri shqiptar Edi Rama dha një ide për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, të cilën ia shpalosi personalisht më 27 qershor Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, nën patronatin e të cilit zhvillohet dialogu. Paraprakisht Rama mori mbështetje nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Por çfarë thotë Zyra e Borrell për këtë ide?

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se si lehtësues mirëpresin çfarëdo përkrahje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por se kjo iniciativë duhet të koordinohet me BE-në si lehtësuese dhe me palët.

“Ne mirëpresim çdo përkrahje nga niveli i lartë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në këtë moment sfidues. Megjithatë, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me Lehtësuesin dhe palët, të cilët janë bashkëpronarë të dialogut, dhe përfundimisht të vendosin për agjendën dhe ritmin e negociatave të tyre”, tha Stano

Të ngjashme