Haradinaj: Kurti një politikan qesharak, ka ndërtuar një kala prej letre

| 11 Kor 2023 | 01:13 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se Albin Kurti e ka ndërtuar një kala prej letre.

Kryetari Haradinaj ka thënë se kjo kala do të bjerë në mënyrën se si është ndërtuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka skandale të ministrave të Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

”Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vetë Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”.

“Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme