Vulin nën sanksione nga SHBA, reagojnë nga Presidenca e Kosovës

| 11 Kor 2023 | 17:40 | Nga

Pas sanksionimit të Aleksandër Vulinit nga ShBA-ja ka reaguar shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

Përmes një postimi në Twitter, Vela ka thënë se Vulin është “një peng rus” i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon.

“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një peng rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, ka shkruar Vela.

Të ngjashme