Policia i gjeti në veturë armë, shufër metali e brisk: Arrestohet i dyshuari në Vushtrri

| 07 Gus 2023 | 12:16 | Nga

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar B.B (52-vjeçar), pasi të njëjtit gjatë kontrollit nga ana e njësive patrulluese, në veturë i gjeti armë, shufër metali, brisk e gjësende tjera.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa B.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë rreth orës 03:00, në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri, në kohën kur një njësi patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar për kontrolle veturën me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim të kundërligjshëm janë gjetur dhe konfiskuar: një (1( armë e llojit “pistoletë’ me 15 fishekë. një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë dhe një mjet i mprehtë brisk”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.B., ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”, njofton Policia.

Të ngjashme