Shoferi vozit 251 km/h në autostradën Ferizaj-Prishtinë, kaq u gjobit nga Policia

| 08 Gus 2023 | 17:27 | Nga

Një shofer është gjobitur me 300 euro dhe për 3 muaj i është ndaluar vozitja pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 120 km/h ai ka vozitur me shpejtësi 251 km/h.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 251 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motoric”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme