Arrestohet një logoped në Podujevë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze të mitur

| 13 Gus 2023 | 09:44 | Nga

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një logoped pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një vajze të mitur në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rastin e ka raportuar nëna e vajzës së mitur.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ndaj vajzës së saj të mitur ishte ushtruar dhunë fizike (kapur për flokësh) nga logopedi, i dyshuari mashkull kosovar ku ishte duke u trajtuar viktima”.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme