Vdiq brenda qelisë, Drejtoria e Burgjeve: Ja çfarë ndodhi

| 13 Gus 2023 | 11:57 | Nga

Mariglan Qani, i dënuar me 1.4 vite burg në Rrogozhinë ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta brenda qelisë.

I dënuari është gjetur pa ndjenja në dysheme. Edhe pse i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Nga dyshimet e para dyshohet për arrest kardiak, por specialistët e SHKBB kanë nisur hetimin për rrethanat e vdekjes.

Njoftimi i Ministrise se Drejtesise dhe Drejtorise se pergjithshme te burgjeve:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju informon se me datën 12 gusht 2023 ka ndërruar jetë shtetasi Mariglen Qani Alterziu, i datëlindjes 03.04.1986, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim.

I ndjeri ka qenë i vendosur në IEVP Rrogozhinë që prej datës 13.01.2023.

Referuar deklarimeve të banorëve të dhomës si dhe të punonjësit të shërbimit, rreth orës 20.30, i dënuari është futur në ambientet sanitare dhe pas disa minutash është konstatuar pa ndjenja i rënë në dysheme.

Menjëherë është thirrur stafi shëndetësor i turnit, i cili ka shkuar tek pacienti në orën 20.38, për një kohë më pak se 3 minuta dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Është urdhëruar shoqërimin i tij për në Qëndrën Shëndetesore Rrogozhinë nëpërmjet punojësve të policisë të grupit të sigurisë dhe stafit shëndetësor, të cilët ishin me shërbim.Në orën 21.15 konfirmohet nga mjekja e shërbimit e Qendrës Shëndetësore Rrogozhinë vdekja e tij.

Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme dhe specialistët e SHKBB kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimin lidhur me rrethanat e vdekjes.Nga vlerësimi paraprak – si dhe deklarimet e stafit shëndetësor – dyshohet për arrest kardiak, por kjo pritet të konfirmohet nga ekspertët e mjekësisë ligjore.

Nga të dhënat e përgjithshme, ky i burgosur është klasifikuar si person i qetë dhe pa asnjë problematikë të veçantë, – nuk ka asnjë evidencë që të ketë pasur konflikte apo hasmëri me persona të tjerë brenda regjimit, si dhe nuk ka të dhëna si përdorues i lëndëve narkotike apo psikotrope.

Të ngjashme