Në muajin gusht të vitit 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 315 apo 2,2% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 396 100 ose 8,6% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Gusht 2022). Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në publikimin e Statistikave të Transportit dhe Telekomunikimit për muajin gusht 2023.
Transporti Hekurudhor
Në muajin gusht 2023 numri i udhëtarëve ishte 5 530 ose 8,4% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Telefonia Fikse
Në muajin gusht 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 639 ose 6,5% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 193 309 ose 4,1% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përdoruesit dhe trafiku i realizuar në telefoninë fikse
Numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks69 73466 073
-5,2%
Trafiku i realizuar (në minuta)3 538 2443 469 441
-1,9%
Përshkrimi08.202208.2023
08.2023
/
08.2022
Telefonia Mobile
Në muajin gusht 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 619 856 ose 3,3% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 284 618 ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Për më shumë informata, lidhur me publikimin e Statistikave të Transportit dhe Telekomunikimit për muajin Gusht 2023, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/Transportation