Jonathan Hargreaves, është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, kështu duke pasuar Nicholas Abottin.
Ambasada britanike në njoftim ka thënë se Abbott do të transferohet diku tjetër në shërbimin diplomatik.
“Jonathan Hargreaves është emëruar ambasador në Republikën e Kosovës në vend të z. Nicholas Abbott, i cili do të transferohet në një tjetër emërim në Shërbimin Diplomatik”, thuhet në njoftim.
Hargreaves para se të marrë detyrën e ambasadorit ka qenë Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë, nga viti 2020 e deri më tani.
Ai paraprakisht, nga viti 2017 deri në vitin 2020, ka qenë i angazhuar si zëvendës drejtor në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), në divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Kurse nga viti 2014 deri në 2017-tën, Hargreaves ka qenë shef i Departamentit të Qeverisjes, Shoqërive të Hapura dhe Kundër Korrupsionit.
Ndërkaq, Nicholas Abbott ka shërbyer si ambasador britanik në Kosovë që nga viti 2019.