Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i bëri thirrje të martën Izraelit që ta ndalë “këtë vrasje të grave, të fëmijëve, të foshnjave” në Rripin e Gazës, duke e nxitur reagimin e homologut izraelit, Benjamin Netanyahu.
Gjatë një konference për gazetarë, kryeministri kanadez e vajtoi situatën “zemërthyese” në Gaza dhe tha se “çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e vazhdueshme e civilëve palestinezë”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“Edhe luftërat kanë rregulla. E tërë jeta e pafajshme është e barabartë në vlerë – izraelitja dhe palestinezja”- shtoi ai.
Trudeau i bëri thirrje Izraelit që “të ushtrojë përmbajtje maksimale” gjatë luftës kundër Hamasit, duke paralajmëruar se “bota është duke shikuar”.
“Po i dëgjojmë rrëfimet e mjekëve, anëtarëve të familjeve, të mbijetuarve, fëmijëve që i kanë humbur prindërit e tyre. Bota po është dëshmitare e kësaj vrasjeje të grave, të fëmijëve, të foshnjave”- tha më tej kryeministri kanadez me ton emocional.
"All innocent life is equal in worth, Israeli and Palestinian. I urge the government of Israel to exercise maximum restraint," Prime Minister Justin Trudeau says as he comments on the ongoing Israel-Hamas war.
— CPAC (@CPAC_TV) November 14, 2023
#cdnpoli pic.twitter.com/WKAq5kNbl3