Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 7 vota për, e ka zgjedhur Zejnullah Gashi për Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Gashi, deri më tani ka ushtruar pozitën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Prokurori Gashi ka qenë kandidati i vetëm për pozitën e të parit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kjo për faktin se kundërkandidatja tjetër, prokurorja Fitore Sadiku nuk i kishte plotësuar kriteret për të kandiduar për pozitën e kryeprokurores dhe kundërshtimi i saj ishte refuzuar nga KPK.
Deri më tani kjo pozitë ishte ushtruar nga kryeprokurori Kujtim Munishi. Kujtojmë se më 17 nëntor, KPK në mbledhjen e jashtëzakonshme kishte konfirmuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Më 13 tetor të këtij viti Këshilli Prokurorial i Kosovës e kishte miratuar hapjen e konkursit për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Në këtë link gjeni biografinë e prokurorit Zejnullah Gashi të publikuar në ueb faqrn zyrtare të KPK-së.
Fillimisht KPK e ka votuar Blerim Isufaj me nëntë vota për si Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.
LEXONI EDHE:
