Ambasadori amerikan: Kërkesa për peticion për largimin e kryetarëve në veri hap për de-përshkallëzim

| 13 Dhj 2023 | 12:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffery Hovenier, tha se Amerika beson që edhe pse katër kryetarët në veri janë zgjedhur në formë legale, askush nuk duhet të jetë i kënaqur me zgjedhjet që kanë pasur dalje më pak se 4 për qind të numrit total të qytetarëve të regjistruar”. Por sipas tij, inicimi i qytetarëve për largimin e kryetarëve është hap për de-përshkallzim, raporton Ekonomia Online.

Ai i ka mirëpritur kërkesat e qytetarëve serbë për kërkesat për inicimin e peticioneve për largimin e katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Ai i ka bërë këto deklarata, pas një bashkëbisedimi me studentë në Mitrovicë.

“Më duhet të them se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha institucionet në Kosovë në të gjitha nivelet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar zbatimin e plotë të këtij udhëzimi administrativ që duhet në rrugën që i siguron qytetarët që të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme