Abdixhiku kërkon që PE-ja ta vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës

| 13 Dhj 2023 | 14:12 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përmbyllur vizitën në Strasburg në takimet me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Ëeland, kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Me këtë rast, Abdixhiku ka kërkuar që Parlamenti Evropian ta vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar”, bëhet e ditur në njoftimin e LDK-së.

Të ngjashme