I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në një video-konferencë ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë se me Bislimin ka diskutuar për një listë të çështjeve të dialogut Kosovë – Serbi. “Patëm një video-konferencë të detajuar me Zv.KM e Parë, Besnik Bislimi, në lidhje me një listë të çështjeve të Dialogut. Ramë dakord për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.