Anulohet goli i Rennes në minutën e 11-të shtesë dhe i jipet Villarrealit vendi i parë në grup

| 15 Dhj 2023 | 11:20 | Nga

Klubit francez, Rennes iu mohua goli i barazimit në minutën e fundit shtesë kundër Villarrealit pas një vendimi të çuditshëm nga VAR-i.

Të enjten mbrëma, Rennes priti spanjollët e Villarrealit ndërsa dyshja luftonte për të përfunduar në krye të Grupit F në Liga e Evropës.

Brenda 10 minutave të fundit, Villarreali ishte në avantazh 3-2 falë golit të Dani Parejo. Thellë në shtesë, Lorenz Assignon mendoi se kishte barazuar rezultatin në 3-3 dhe i siguroi ekipit të tij vendin e parë në grup.

Megjithatë, goli u anulua pas një kontrolli të VAR, i cili la shumë njerëz të hutuar.

Të ngjashme