Kurti takon drejtoreshën për Çështje të Evropës në DASH, Collen Hyland – flasin për zhvillimet e fundit në vend

| 15 Dhj 2023 | 14:22 | Nga

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar sot drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland dhe ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.  

Në njoftimin për media thuhet se Kurti dhe Hylan diskutuan për marrëdhëniet e forta dypalëshe ndërmjet vendeve, bashkëpunimin në shumë fusha dhe tema e çështje.
Një prej tyre ishte çështja e procesit të konvertimit të targave, nga i cili deri më tani mbi 4200 qytetarë serbë të Kosovës kanë përfituar prej lehtësimeve financiare të Qeverisë për regjistrimin e veturave me targa RKS”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme