Vetaksident në Rixhevë të Klinës, dy të lënduar

| 21 Pri 2024 | 14:13 | Nga

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mesditen e sotme në fshatin Rixhevë e Klinës.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00. Të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, tha Rugova.

Të ngjashme