Për shkak të mungesës së kuorumit, ka dështuar mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku ishte paraparë që të shqyrtohej Projektligji për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, raporton Ekonomia Online.
Krahas kësaj pike, në rend dite ishte edhe shqyrtimi i vendimit të Presidentes lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit.