Arrestohet një person për kanosje

| 21 Jan 2025 | 09:06 | Nga

Dje nga zyrtarët policor të stacionit jugu në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosje, raporton Ekonomia Online.

Policia njofton se gjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 , në një lokal në Çagllavicë. 

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.

Kurse, rtë njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë”, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar:  – Y. S, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme